Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Policia e Kosovës ka publikuar disa udhëzime dhe kërkesa për pjesëmarrësit në manifestimin në Gazimestan gjatë pelegrinazhit të Vidovdanit.

Policia mes tjerash shpreson që festimet të jenë paqësore. Gjithashtu bëhet e ditur se nuk do të lejohen mbajtja e flamujve të ndryshëm, banerëve apo simbole që paraqesin dhe nxisin urrejtje. 

Policia paralajmëroi masa konform ligjit nëse kryhen akte provokuese. 

Ndërkohë, grupe serbësh po marrin pjesë në manifestimin në Gazimestan, gjatë pelegrinazhit të përvitshëm të Vidovdanit, në kujtim të betejës së humbur ndaj ushtrisë osmane më 1389.

Njësite të Policisë së Kosovë, veçse po qëndrojnë atje për t’i kontrolluar të gjithë pjesëmarrësit nëse kanë me vete simbole nacionaliste serbe, dhe për të mos lejuar prishje të rendit.

Çdo vit, qindra qytetarë marrin pjesë në këtë ritual, mirëpo, pothuajse gjithmonë Policia e Kosovës intervenon pasi atyre iu gjinden flamuj apo bluza me përmbajtje provokuese, përfshirë simbole apo figura që konsiderohen nxitëse në kontekstin e sigurisë.

Vitin e kaluar u arrestuan 17 persona, njëri prej të cilëve ishte edhe i armatosur.

Gazimestani është një vend afër Prishtinës që për çdo vit bashkon serbët për të përcjellë nga aty mesazhe nacionaliste. Dhjetë vjet pasi Millosheviqi mbajti tubimin në këtë vend, Kosova është çliruar nga sundimi 100-vjeçar i Serbisë dhe prej 17 vjetësh ka shpallur pavarësinë.

Secilin 28 qershor, grupe ekstremistësh nga e gjithë Serbia vizitojnë manastiret ortodokse nëpër Kosovë, por edhe Gazimestanin, gjatë së cilave vizita bëjnë thirrje që Kosova të ripushtohet.

VIDEO:

37 të arrestuar për nxitje të urrejtjes gjatë Vidovdanit

1 muaj më parë / 28 qer 2026 19:04
gazi

Policia e Kosovës ka njoftuar se manifestimet e mbajtura të dielën me rastin e Vidovdanit kanë përfunduar pa incidente të theksuara.

Policia bëri të ditur se gjatë manifestimeve nuk është raportuar asnjë incident që ka ndikuar në mbarëvajtjen e tyre. Megjithatë, 37 persona janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, pasi, sipas policisë, kanë provokuar pjesëmarrësit me thirrje provokuese që përmbanin elemente të nxitjes së urrejtjes, në kundërshtim me dispozitat ligjore.

Po ashtu, një person është gjobitur për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Sipas Policisë së Kosovës, të gjitha veprimet janë zhvilluar në koordinim me organet e drejtësisë. Pas intervistimit, 37 personat janë proceduar në gjykatë dhe janë në pritje të vendimit gjyqësor.

Bëhet e ditur se  pas përfundimit të aktiviteteve në orët e pasdites, të gjithë pjesëmarrësit janë shpërndarë në mënyrë të qetë.

Sipas njoftimit, autoritetet policore kishin hartuar dhe zbatuar masa planifikuese, koordinuese, parandaluese dhe operativo-hetimore në të gjitha departamentet dhe rajonet policore, me qëllim që aktivitetet të zhvilloheshin të qeta dhe të sigurta.

Arrestohen disa serbë në përfundim të manifestimit të “Vidovdanit” në Gazimestan

1 muaj më parë / 28 qer 2026 15:15
vidvdo

Policia e Kosovës ka arrestuar disa serbë gjatë përfundimit të manifestimit të “Vidovdanit” në Gazimestan.

Me këngë e lutje fetare janë shpërndarë qindra serbë që u mblodhën për të festuar “Vidovdanin”.

Si shkak i mbledhjes së serbëve në Gazimestan, i cili ndodhet afër Obiliqit, u krijuan kolona të gjata në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.

 Paraprakisht Policia e Kosovës publikoi disa udhëzime dhe kërkesa për pjesëmarrësit, se nuk lejohen mbajtja e flamujve të ndryshëm, banereve apo simboleve që paraqesin dhe nxisin urrejtje.

Njësite të Policisë së Kosovë, u pozicionuan në pika kyçe për t’i kontrolluar të gjithë pjesëmarrësit.

Çdo vit, qindra qytetarë marrin pjesë në këtë ritual, mirëpo, pothuajse gjithmonë Policia e Kosovës intervenonte pasi atyre iu gjinden flamuj apo bluza me përmbajtje provokuese, përfshirë simbole apo figura që konsiderohen nxitëse në kontekstin e sigurisë.

Vitin e kaluar u arrestuan 17 persona, njëri prej të cilëve ishte edhe i armatosur.

Ndërkohë, qindra qytetarë marrin pjesë në këtë ritual, mirëpo, pothuajse gjithmonë Policia e Kosovës intervenon pasi atyre iu gjinden flamuj apo bluza me përmbajtje provokuese, përfshirë simbole apo figura që konsiderohen nxitëse në kontekstin e sigurisë.

Gazimestani është një vend afër Prishtinës që për çdo vit bashkon serbët për të përcjellë nga aty mesazhe nacionaliste. Dhjetë vjet pasi Millosheviqi mbajti tubimin në këtë vend, Kosova është çliruar nga sundimi 100-vjeçar i Serbisë dhe prej 17 vjetësh ka shpallur pavarësinë.

Secilin 28 qershor, grupe ekstremistësh nga e gjithë Serbia vizitojnë manastiret ortodokse nëpër Kosovë, por edhe Gazimestanin, gjatë së cilave vizita bëjnë thirrje që Kosova të ripushtohet.