Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Përplasje për Projektbuxhetin e 2027-s

Komisioni per Buxhet

Foto: Driton Paçarada

Projektligji për ndarjet Buxhetore për vitin 2027 ka marrë miratimin e Komisionit parlamentar për Buxhet. Para votimit, ai u shoqërua me debat të gjatë mes deputetëve të opozitës dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili prezantoi planifikimet buxhetore të Qeverisë

Buxheti për vitin e ardhshëm ka përplasur përfaqësuesit e pushtetit me ata të opozitës në Komisionin parlamentar për Buxhet.

Deputetët opozitarë kanë kritikuar Qeverinë për keqplanifikim buxhetor, për mosreflektimin e situatës ekonomike në vend e me mospërfshirjen e projekteve të premtuara.

Fillimisht, deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, tha se mosshpenzimi i buxhetit të planifikuar për projektet kapitale, ndikon keq në jetën e qytetarëve.

“Numri i madh i buxhetit, apo buxheti me shifra të mëdha nuk do të thotë edhe që është mirëqenia ma e mirë, sepse inflacionin e kemi pas tepër të lartë”, ka thënë Lushtaku.

Por, sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati, mosrealizimi i projekteve kapitale nuk varet nga Ministria. Ai u arsyetua edhe për rritjen e inflacionit.

Edhe “Je mashtruesi më i madh që ka pasur ky vend”, përplasje mes Hotit e ministrit Murati Arbëri “Je mashtruesi më i madh që ka pasur ky vend”, përplasje mes Hotit e ministrit Murati

“Është fenomen që ndodh në të gjitha shtetet e botës. As Kosova nuk mund t’i ikë këtij fenomeni. Megjithatë, si qeveri çfarë jemi munduar të bëjmë është që t’iu qëndrojmë qytetarëve afër”, ka thënë Murati.

Debati më i ashpër qe me deputetin e LDK-së, Avdullah Hoti.

Ai kritikoi pushtetin se është duke mashtruar qytetarët me disa prej premtimeve të dhëna, pasi të njëjtat nuk janë përfshirë në buxhet.

“Kulla TIK – ku është mbështetja, konkretisht ku është në buxhet kjo çështje? Ku është buxheti 100 milionë euro shtesë për barna esenciale në shëndetësi, ku është buxheti për këto liqenet artificiale, ku janë 50 milionë euro për Trepçë, ku janë 200 milionë euro investime në film, libër, art?”, ka pyetur Hoti.

Atij i është përgjigjur Murati.

Edhe Pushteti miraton buxhetin “emergjent” pa përkrahjen e opozitës Arbëri Pushteti miraton buxhetin “emergjent” pa përkrahjen e opozitës

“Sa u përket projekteve individuale, është përgjegjës secili ministër. Mund të keni pyetje në detaje për ta. Sa u përket çështjeve individuale, ju ftoj që të shkoni në komisionet përkatëse të linjave në mënyrë që të diskutoni...”, ka thënë ai.

Në fund të diskutimit mbi dy orësh, Komisioni miratoi Projektligjin për ndarjet buxhetore. Pro tij votuan gjashtë deputetë, derisa një abstenoi.