Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar katër raste pozitive me COVID-19.
Sipas njoftimit, nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkohë numri i rasteve aktive në nivel vendi është 123.
Sa i përket vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit vaksinën anti-COVID e kanë marrë 71 persona.
Të vaksinuar me të dy dozat deri tani në Kosovë janë 822.985 persona, ndërkaq me dozë të tretë dhe përforcuese janë 102.687.
Numri i dozave të administruara të vaksinës kundër koronavirusit deri më tani është 1.828.862.