Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dy raste pozitive me COVID-19 të premten në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar dy raste pozitive me COVID-19 në Kosovë, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Sipas njoftimit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Ndërkaq numri i rasteve aktive me koronavirus në tërë Kosovën është 23.

Të vaksinuar kundër COVID-19 në 24 orët e fundit janë 21 persona.