Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dy raste pozitive me COVID-19 të premten në Kosovë

Dy raste pozitive me COVID-19 janë regjistruar të premten në Kosovë, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Sipas njoftimit, nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes në 24 orët e fundit.

Ndërkaq, numri i rasteve aktive në tërë Kosovën është nëntë.

Sa i përket vaksinimit, në 24 orët e fundit janë vaksinuar dhjetë qytetarë me vaksinën anti-COVID.