Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Një rast pozitiv me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një rast me COVID-19 nga testimi i 70 mostrave.

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe nuk është regjistruar ndonjë rast me fatalitet. Po ashtu nuk është raportuar për ndonjë të shëruar.

Numri total i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është nëntë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë administruar dhjetë vaksina anti-COVID.