Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dy raste pozitive me COVID-19 të shtunën në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar dy raste pozitive me COVID-19.

Sipas njoftimit të shtunën, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes si pasojë e koronavirusit.

Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 14.

Në 24 orët e fundit, në tërë Kosovën janë vaksinuar 20 persona me vaksinën kundër COVID-19.