Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pesë raste pozitive me COVID-19 të premten në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit, në Kosovë janë regjistruar pesë raste pozitive me COVID-19, nga testimi i 60 personave të dyshuar se janë të infektuar.

Sipas njoftimit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes si pasojë e koronavirusit.

Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 16.

Sa i përket vaksinimit kundër COVID-19, në 24 orët e fundit në tërë Kosovën janë vaksinuar 17 persona.