Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tri raste pozitive me COVID-19 të enjten në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit, në Kosovë janë regjistruar tri raste pozitive me COVID-19.

Sipas njoftimit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Ndërkaq, numri i rasteve aktive në tërë Kosovën është 16.

Sa i përket vaksinimeve, në 24 orët e fundit janë vaksinuar gjashtë persona kundër koronavirusit.