Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tri raste pozitive me COVID-19 të premten në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar tri raste pozitive me COVID-19.

Sipas njoftimit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Ndërkaq, numri i rasteve aktive aktualisht në nivel vendi është 20.

Në 24 orët e fundit në tërë Kosovën janë vaksinuar 17 persona kundër koronavirusit.