Arbëri

Qeveria ndan mjetet për ekzekutimin e 100 eurove për punonjësit e sektorit privat

 

Qeveria e Kosovës ka miratuar në mbledhjen e së mërkurës, ndarjen e 35 milionë eurove, e që sipas burimeve të KOHË-s, janë për zbatimin e premtimit për dhënien nga 100 euro për të gjithë të punësuarit në sektorin privat me pagë mujore deri në 1.000 euro bruto.

Po ashtu, qeveria në këtë mbledhje ka ndarë 35 mijë euro për mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes në kuadër të masës për mbështetjen e sigurisë.