Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e nga 100 eurove për muajin prill për të gjithë përfituesit nga skemat sociale, pensionistët dhe punëtorët në sektor privat a publik e me pagë deri në 100 euro.
Nga vendimi do të përfitojnë rreth 800 mijë qytetarë, ka thënë kryeministri Albin Kurti.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se ata që marrin mjete nga buxheti i shtetit do të përfitojnë nga ndihma në pagesën e ardhshme të rregullt, ndërsa ata të sektorit privat do të duhet të aplikojnë, ndërsa procedurat do të bëhen të ditura më vonë.
Ai ka thënë se s’do të mundësohet që dikush të bëjë dy tërheqje.
Murati ka sqaruar se nga 100 euro s’do t’i marrin ata që kanë paga mbi 1000 euro.
Artikuj të ngjashëm
-
Qeveria premton nga 100 euro për punëtorë, studentë e pensionistë
-
Hapet aplikimi për përfitim të 100 eurove për punëtorët e sektorit privat
-
Qeveria ndan nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët
-
Nis pagesa për grupin e parë të studentëve përfitues të 100 eurove
-
Murati: Rreth 700 mijë përfitues të shtesave, 60 qytetarë hoqën dorë nga to