Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Lensi befason PSG-në, e fiton trofeun e Superkupës

lens

Lensi ka shkaktuar befasi të dielën mbrëma duke e mposhtur Paris Saint-Germainin në ndeshje për trofeun e Superkupës së Francës. 

Ballafaqimi i zhvilluar në shtëpinë e Lensit, “Stade Bollaert-Delelis”, përfundoi 1:0. 

Lensi kaloi në epërsi 1:0 në minutën e 39-të me golin e Florian Thauvinit. Ndërkohë, prej minutës së 39-të luajti me një futbollist më pak në fushë. Kyllian Antonio u përjashtua direkt me të kuq pas ndërhyrjes së ashpër në Maghnes Akliouchen. 

Me të kuq tre minuta para fundit u përjashtua edhe mbrojtësi Nuno Mendes te PSG-ja. 

Në Superkupën e Francës luajnë kampioni dhe fituesi i Kupës së Francës. 

PSG-ja e fitoi edicionin e kaluar titullin, ndërsa dominoi edhe në Evropë. Ditë më parë e fitoi edhe trofeun e Superkupës së Evropës ndaj Aston Villas. 

Edhe Paris Saint-Germaini fiton dhe bëhet lider Futboll Paris Saint-Germaini fiton dhe bëhet lider

Te PSG-ja të dielën debutoi mbrojtësi dhe transferimi i verës, Lucas Digne. 

Lensi me PSG-në ishte takuar për Superkupë edhe në vitin 1998, por ishte mposhtur nga parisienët.