Arbëri

Tepricë mësimdhënësish: Orë me vetëm një nxënës

 

Orën e mësimit të gjuhës angleze, mësueses Valbona Ibishi shpesh i bie ta mbajë me vetëm një nxënës në klasë.

Kjo mësimdhënëse e ciklit fillor punon në dy shkolla të Komunës së Podujevës - pjesa verilindore e Kosovës - për të arritur normën prej 20 orësh mësimi në javë.