Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

30 profesionistë shëndetësorë nga SHBA trajnojnë stafin e QKUK

Tridhjetë profesionistë mjekësorë të fushave të ndryshme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vizitojnë Kosovën, me organizim dhe negocim të organizatës Kosova Hope (një organizatë jofitimprurëse), njofton kumtesa nga SHSKUK, transmeton Koha.net.

Ekipi mjekësorë gjatë ditës së sotme ka vizituar Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku drejtori i përgjithshëm i SHSKUK, dr. Curr Gjocaj, përfaqësuesi i ekipit mjekësor dhe drejtori i Organizatës Kosova Hope, Berat Gegaj, kanë nënshkruar një memorandum të bashkëpunimit i cili parasheh vizita dhe trajnime të stafit shëndetësorë nga Kosova në Dekalb Medical Center në SHBA.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Marrëveshja parasheh që të dyja palët të vazhdojnë shkëmbimin e kuadrove për edukimi mjekësor të mjekëve të licencuar të Kosovës dhe profesionistëve tjerë mjekësor.

Me këtë rast, dr. Curr Gjocaj, drejtor i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) ju shpjegoi profesionistëve shëndetësorë nga SHBA, punën që bëhet në SHSKUK.

anën tjetër, në emër të profesionistëve nga SHBA, një fjalë raste e mbajti Michael S. Sorrells nga Grace Fellowship Church. Sorrells, tha se ndjehet i lumtur që është në mesin e stafit shëndetësorë në Kosovë, duke shpjeguar se ky është udhëtimi i tij i parë në Kosovë.

Berat Gegaj, drejtor i Organizatës Kosova Hope, theksoi se organizata është formuar në vitin 2008 dhe në fokus ka pasur edukimin e kuadrove në fushën e arsimit.

Image