Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

30 drejtorë e udhëheqës që do të zëvendësohen me u.d në MASHT, nesër protestojnë

Rreth 30 drejtorë të departamenteve e udhëheqësve të divizioneve në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, që janë larguar nga pozita e tyre e janë zëvendësuar me ushtrues detyre, nesër do të protestojnë.

Siç merr vesh Koha Ditore, ata sot kanë bojkotuar punën dhe janë takuar me sekretarin Ekrem Kastrati, të cilit i kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për degradimin e pozitave.

Ata do të protestojnë nesër në orën 09:00 para MASHT-it.

Pozitat e tyre do të udhëhiqen me ushtrues detyre deri në përfundimin e procedurave të rekrutimit. Por, një pjesë e tyre ende nuk e dinë se në çfarë pozitash i kanë sistemuar.

Ata kanë paralajmëruar edhe padi pasi po i konsiderojnë si vendime të jashtëligjshme.