Dhjetë drejtorë dhe udhëheqës të divizioneve në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, të cilët u larguan javë më parë nga pozitat e tyre, e kanë paditur Qeverinë e Kosovës dhe vetë MASHT-in.
Padia të cilën e ka siguruar gazeta është bërë për vlerësimin e ligjshmërisë së rregullores për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, shkruan sot Koha Ditore.
Padia është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë më 23 tetor. Largimin e drejtorëve e të udhëheqësve, MASHT-i e pati arsyetuar si veprim të domosdoshëm të bazuar në rregulloren për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e miratuar një muaj më parë. Në vend të të larguarve MASHT-i ka emëruar ushtrues detyre./ Edona Kutleshi
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Drejtorët e udhëheqësit e larguar paralajmërojnë padi ndaj MASHT-it
-
MASHT-i nis t’i risistemojë drejtorët e larguar
-
MASHT-i bëri shkelje ligjore me largimin e drejtorëve
-
Kërkohet anulimi i konkursit për drejtorë në MASHT, të shkarkuarit thonë se ka shkelje
-
MASHT fton ish-drejtorët të konkurrojnë për pozitat nga të cilat i shkarkoi