Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Drejtorët e udhëheqësit e larguar nga MASHT-i letër kryeministrit Haradinaj

Drejtorët e departamenteve dhe divizioneve të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), të larguar ditë më parë nga pozitat e tyre, i kanë drejtuar letër kryeministrit Ramush Haradinaj.

Lexo edhe: MASHT-i zëvendëson rreth 30 drejtorë e udhëheqës me ushtrues detyre

Në letër thonë se e kanë njoftuar për shkeljet e procedurave që janë bërë për hartimin e akteve nënligjore sipas Rregullores së Punës së Qeverisë, raporton Koha.net.

Në emër të parashtruesve të kësaj kërkese, u drejtohen kryeministrit duke i thënë që kërkojnë nga ai të shfrytëzoj autoritetin e tij, dhe të anulojë këtë akt për, siç thonë ata, organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në MASHT.

Ata, gjithashtu kanë bërë kërkesë që të takohen sot me kryeministrin Haradinaj.

Kujtojmë se rreth 30 drejtorë e udhëheqës të MASHT-it të cilët kanë pasur aktemërim të përhershëm (vend i përhershëm i punës) janë larguar nga pozitat e tyre.

Një pjesë e tyre janë sistemuar si koordinator ose ushtrues detyre e disa nga ta ende nuk kanë marrë vendim se në çfarë pozitash janë emëruar. Në vend të drejtorëve dhe udhëheqësve të larguar, MASHT-i ka emëruar ushtrues detyre deri në përfundimin e procedurave të rekrutimit.

Edhe MASHT fton ish-drejtorët të konkurrojnë për pozitat nga të cilat i shkarkoi Arbëri MASHT fton ish-drejtorët të konkurrojnë për pozitat nga të cilat i shkarkoi

Ditë më parë, ata edhe kanë protestuar para MASHT-it.

Lexo edhe: Drejtorët e degraduar nga MASHT-i protestojnë para Ministrisë

{gallery}