Burime nga administrata amerikane në Washington konfirmojnë se Kosova do të ftohet në Samitin e Demokracisë. Sipas burimeve të KOHËS, administrata amerikane e kishte informuar presidenten Vjosa Osmani rreth ftesës pas takimeve që kishte ajo me përfaqësuesit e institucioneve amerikane ku ishte diskutuar lidhur me këtë çështje.
Vendimi për ftesën e Kosovës vjen disa ditë pas njoftimit se vendi s’është në mesin e shteteve pjesëmarrëse e reagimeve të shumta për këtë çështje.
Më herët gjatë ditës, në mediat në Serbi u raportua se Kosova e Serbia tashmë kanë marrë ftesë për Samitin që mbahet në dhjetor.
Disa javë më herët, mediumi amerikan “Politico” publikoi një listë prej 100 shtetesh që janë ftuar nga Bideni për Samitin e dhjetorit. Aty nuk figuronin Kosova, Serbia dhe Bosnja nga Ballkani dhe kjo nxiti reagime të opozitës dhe shoqërisë civile. Ambasada amerikane në Kosovë, pas raportimeve për mosftesë të Kosovës, u deklarua se në Samit nuk mund të akomodohen të gjithë partnerët.
-
Publikohet lista e shteteve të ftuara në Samitin për Demokraci
-
Zëri i Amerikës: Kosova do të ftohet në Samitin për Demokraci
-
Mediat në Serbi thonë se ky shtet tash ka marrë ftesën për Samitin për Demokraci në SHBA
-
Osmani sot do të jetë folëse karshi liderëve botërorë në Samitin për Demokraci
-
Bideni fton Osmanin në Samitin e dytë për Demokraci