Zëri i Amerikës, në versionin e gjuhës serbe, ka raportuar të premten se Kosova do të marrë ftesë nga presidenti amerikan, Joe Biden, për pjesëmarrje në Samitin për Demokraci.
Ky mediumi megjithatë ka thënë se ende s’e ka marrë një konfirmim zyrtar për këtë informacion.
Disa javë më herët, mediumi amerikan “Politico” publikoi një listë prej 100 shtetesh që janë ftuar nga Bideni për Samitin e dhjetorit. Aty nuk figuronin Kosova, Serbia dhe Bosnja nga Ballkani dhe kjo nxiti reagime të opozitës dhe shoqërisë civile.
Të premten, pos raportimit për ftesën për Kosovën, në mediumet në Serbi është raportuar se edhe Serbia ka marrë ftesë për këtë samit.
Ambasada Amerikane në Kosovë, pas raportimeve për mosftesë të Kosovës, u deklarua se në Samit nuk mund të akomodohen të gjithë partnerët.
-
Publikohet lista e shteteve të ftuara në Samitin për Demokraci
-
E konfirmuar: Kosova ftohet nga Bideni në Samitin për Demokraci
-
Mediat në Serbi thonë se ky shtet tash ka marrë ftesën për Samitin për Demokraci në SHBA
-
SHBA-ja konfirmon se Kosova u la jashtë Samitit për Demokraci
-
“Politico”: Bideni s’e fton Kosovën në Samitin për Demokraci