Mediume të ndryshme në Serbi kanë raportuar të premten se ky shtet tashmë ka marrë ftesën për pjesëmarrje në Samitin për Demokraci që do të organizohet nga presidenti amerikan Joe Biden më 9 dhe 10 dhjetor.
Në listën e publikuar më herët, Serbia ishte në mesin e tri shteteve të Ballkanit që s’ishin ftuar në Samit. Kosova dhe Bosnja ishin dy shtetet tjera që s’qenë ftuar.
Ndërkaq, Shqipëria, Mali i Zi e Maqedonia ishin pjesë e listës së publikuar nga mediumi “Politico”.
SHBA-ja pati thënë se në këtë samit “nuk mund të akomodohen të gjithë partnerët”.
Mosftesa e SHBA-së për Kosovën nxiti polemika të shumta në vend.
Artikuj të ngjashëm
-
Publikohet lista e shteteve të ftuara në Samitin për Demokraci
-
E konfirmuar: Kosova ftohet nga Bideni në Samitin për Demokraci
-
Zëri i Amerikës: Kosova do të ftohet në Samitin për Demokraci
-
Sot nis Samiti për Demokraci, Kosova 3 minuta në dispozicion, Serbia 5
-
SHBA-ja s’pranon të komentojë pse nuk ftoi disa vende në Samitin e Demokracisë