Arbëri

Serbia e pranon që “nuk hyn me ushtri aty ku s’duhet”

Foto: AP
 

Ministri i Mbrojtjes në Serbi, Nebojsha Stefanoviq, ka pranuar se ushtria serbe ka ngritur nivelin e gatishmërisë për shkak të situatës në veri të Kosovës, por ka shtuar se kjo vlen për territorin deri në vijën kufitare me Kosovën.

Siç ka shpjeguar ai, gatishmëria vlen për zonën e sigurisë “përgjatë vijës administrative me Kosovën, por se nuk hyjmë askund ku nuk duhet të hyhet”.