Arbëri

Kurti i thotë Lajçakut se Kosova është palë e barabartë në dialog, jo temë

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka thënë përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, se Kosova është palë e barabartë në këtë proces dhe jo temë.

Kjo u bë e ditur nga zyra e Kryeministrit të Kosovës, përmes një komunikate për media, pasi takimi Kurti-Lajçak të mërkurën është mbajtur me dyer të mbyllura.