Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ia ka theksuar emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, se masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës janë të padrejta dhe e bëjnë dialogun asimetrik, në një takim që kanë pasur të martën në Prishtinë.
Sipas njoftimit të Kryeministrisë, Kurti shprehu përkushtimin dhe angazhimin e tij për shtensionim dhe normalizim të situatës në veri.
“Theksoi që Qeveria e Kosovës nuk kontribuon assesi në eskalim dhe se Policia e Kosovës vetëm zbaton ligjin e kujdeset për sigurinë publike. Po ashtu, Kurti konfirmoi që Policia e Kosovës e vendosur nëpër ndërtesat komunale nuk ka ndërmarrë operacione në rrethinën e atyre objekteve”, thuhet në njoftim.
Në lidhje me rrugën përpara, Kurti, sipas njoftimit, ka deklaruar se neni 72 i Ligjit për Vetëqeverisje Lokale e tregon qartë rrugën për zgjedhje të parakohshme nëpër komuna dhe se Qeveria në përpikmëri mbështetë procedurat ligjore.
“Ndërkaq, sa i përket normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, garanci është zbatimi i plotë dhe pa kushte i Marrëveshjes Bazike e cila sjellë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe evropiane për dy shtetet”, vijon njoftimi.
BE-ja konfirmoi javën e shkuar sanksionet ndaj Kosovës për mosndërmarrje të hapave për shtensionim në veri.
Edhe Testimi i realitetit të dialogutNdonëse në BE nuk përdoret termi sanksione, masat janë sanksione në kuptimin e plotë të fjalës, ngase me to suspendohen takimet e komisioneve të përbashkëta, suspendohen programet e IPA-s e pezullohen edhe hapat për shqyrtimin e projekteve që ka dorëzuar Kosova për financim nga Korniza e investimeve në Ballkanin Perëndimor.
-
Kurti pas takimit me Lajçakun: Mbetemi të përkushtuar për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë
-
Lajçak: 24 shtatori s’e ndryshon faktin se palët kanë hyrë në marrëveshje për normalizim
-
Kurti s’i komenton deklaratat e BE-së për Asociacionin dhe akuzat e tij kundër Lajçakut
-
Kurti akuzon Lajçakun, thotë se në takimin e fundit ishte përfaqësues i Serbisë