Arbëri

Përfundon takimi i Kurtit me ambasadorët e QUINT-it, s’flasin për atë që u diskutua

Ka përfunduar takimi në mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe ambasadoreve të vendeve të QUINT-it.

Takimi është zhvilluar në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës në Prishtinë dhe pas përfundimit të tij ambasadorët nuk janë deklaruar për media.

Ky takim është zhvilluar një ditë pasi në Kosovë për vizitë ka qëndruar emisari i Bashkimit Evropian për dialogun me Serbinë, Miroslav Lajçak.

Lajçak të enjten gjatë qëndrimit në Kosovës ka thënë se vëmendja e palëve në dialog duhet të jetë plotësisht në normalizim dhe implementim të marrëveshjeve të Brukselit dhe aneksit të Ohrit.

Ndërkohë që kryeministri Kurti të premten në konferencën ”Balkan Dialogues Initiative”, ka thënë se në dialogun me Serbinë, Kosova është konstruktive e kreative.

Ai ka thënë se do të donin përshpejtim të procesit të dialogut dhe zbatim të marrëveshjeve të arritura.