Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti i kërkon QUINT-it që normalizimi i raporteve me Serbinë të mos përzihet me KiE-në

Ambasadorët e QUINT-it në Qeveri

Foto: Driton Paçarada

Pas takimit me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it, kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se procesi i normalizimit të raporteve me Serbinë nuk duhet të përzihet me çështjen e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Ai ka thënë se nese këto përzihen, do t’i bëjnë dëm të pariparueshëm dialogut në Bruksel dhe KiE-së, njoftoi Zyra e Kryeministrit.

“Kryeministri kujtoi se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë zhvillohet në Bruksel dhe jo në Strasburg; se procesi i anëtarësimit në Këshill të Evropës është çështje e respektimi të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit, vlera këto që Republika e Kosovës i përqafon. Këto dy procese nuk duhet të përzihen pasi nuk e ndihmojnë njëra-tjetrën. Në rast se këto përzihen, kjo do t’i bënte dëm të pariparueshëm në njërën anë dialogut në Bruksel dhe në anën tjetër Këshillit të Evropës si institucion i ruajtjes dhe promovimit të demokracisë dhe të drejtave të njeriut”, thuhet në komunikatën për media.

Sipas Kurtit, neni 7 i Marrëveshjes Bazike ku flitet për sigurimin e një niveli të duhur të vetëmenaxhimit, “nuk mund të nxirret nga pakoja e Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit”.

Ai ka shtuar se kjo s’duhet të vendoset si prioritet dhe në qendër.

Edhe Kurti paralajmëron dëme në dialog nëse ai përzihet me procesin drejt KiE-së LAJMET E MBRËMJES Kurti paralajmëron dëme në dialog nëse ai përzihet me procesin drejt KiE-së

“Ai kujtoi se me 26 tetor, u refuzua oferta për t’u nënshkruar Marrëveshja në pako që do t’i hapte rrugën zbatimit të plotë të Marrëveshjes, duke përfshirë nenin 7 të saj ndërlidhur me nenin 10. Në këtë drejtim, Kryeministri e ritheksoi se dokumenti i ofruar si draft statut nga Lajçak për zbatimin e nenit 7 ndërlidhur me atë 10, nuk është pranuar me 26 tetor vitin e kaluar në Bruksel”, thuhet tutje në njoftim.

Kurti iu ka thënë përfaqësuesve ndërkombëtarë se Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor dhe i ka plotësuar kushtet për anëtarësim në Këshill të Evropës.

“Me letrën e garancisë, Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për anëtarësim, prandaj edhe çdo kërkesë tjetër është në shpërputhje me vetë votimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të 16 prillit, të mbështetur në masën 82% (131 kundrejt 29)”, thuhet tutje, derisa kreu i ekzekutivit të Qeverisë u tha se i ka bërë thirrje vendeve të QUINT-it ta mbështesin anëtarësimin më 17 maj.


Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyrë Kurtit

Ambasadorët e shteteve të QUINT-it i kanë shkuar të hënën kryeministrit Albin Kurti në zyrën e tij në ndërtesën e Qeverisë.

Edhe Kurti: S’po kërkojmë rrugë të shkurtra, as derë të pasme, vetëm proces meritor për integrim në BE Arbëri Kurti: S’po kërkojmë rrugë të shkurtra, as derë të pasme, vetëm proces meritor për integrim në BE

Takimi mes ambasadorëve dhe Kurtit ka përfunduar.

Nuk dihet se cila ka qenë tema e takimit dhe nëse është takim i rregullt, por KOHA është duke pritur përgjigje nga Qeveria për të kuptuar më shumë informata.