Arbëri

FSSHK-ja ka gjashtë kërkesa për Qeverinë, do shtesa prej 300 euro

 

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë ka dalë me gjashtë kërkesa për Qeverinë e Kosovës pas vendimit të marrë më 25 gusht për shtesat prej 10 për qind të pagës bruto për stafin shëndetësor, por jo më pak se 60 euro.

FSSHK-ja ka kërkuar që shtesat të rishqyrtohen dhe të merret vendim për rritjen e tyre e që ajo të mos jetë më e ulët se 300 euro. Për këtë ka paralajmëruar padi ndaj Qeverisë për shkelje të ligjit kundër pandemisë. FSSHK-ja ka kërkuar që shtesat të paguhen retroaktivisht nga muaji qershor e deri në fund të pandemisë.