Arbëri

Qeveria ndan shtesat nga 60 euro në muaj për stafin shëndetësor

Descriptive Text

Qeveria e Kosovës ka ndarë 2.7 milionë euro si pagesa shtesë për stafin shëndetësor në sektorin publik për tre muajt gusht, shtator dhe tetor. Kjo nënkupton shtesa prej 10 për qind të pagës së rregullt bruto, jo më pak se 60 euro në muaj.

Ka disa muaj që stafi shëndetësor ka kërkuar mjete shtesë për punën e vet në përballjen me pandeminë.

Nga kjo masë, mbi 60 euro do të përfitojnë specialistët, shefat e reparteve dhe drejtori. Të gjithë të tjerëve u takojnë nga 60 euro shtesë.

Janë ndarë 12 milionë euro për familjet që kanë humbur kryefamiljarin si pasojë e pandemisë, për kuponë ushqimi për familjet në nevojë e pagesa për lehonat.

Ndërsa 10 milionë eurot e siguruara nga emetimi i “Bonove të diasporës”, janë ndarë për mbështetje të prodhuesve vendorë me qëllim të mundësimit të investimeve të reja – subvencionim i kredive investive.