Qeveria e Kosovës ka vendosur të ndajë 5.5 milionë euro për të vazhduar shtesat mbi pagën bazë për stafin shëndetësor, si vazhdimësi e masave të marra për luftën kundër COVID-19.
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se në kuadër të masave të marra për luftën kundër COVID-19, mbështetja fillestare ishte paraparë deri në fund të muajit qershor.
Ai ka thënë se me rikthimin e numrave të rasteve me COVID-19 dhe ndryshimin e situatës, konsiderojnë që mbështetja duhet të vazhdojë.
“Pra 10 për qind e pagës bazë. Parashihet të ndahen mjete në shumën prej 5.5 milionë euro”, ka thënë ai.
Kjo mbështetje do të jetë për muajt korrik-dhjetor.
Artikuj të ngjashëm
-
Ndahen mbi 1 milion e 700 mijë euro për profesionistët shëndetësorë të angazhuar gjatë pandemisë
-
Punëtorëve shëndetësorë u vazhdohen shtesat prej 10 për qind
-
Qeveria angazhon edhe 422 profesionistë shëndetësorë shtesë
-
Qeveria ndan shtesat nga 60 euro në muaj për stafin shëndetësor
-
Miratohet kërkesa për angazhimin e përkohshëm të mbi 1,100 punonjësve shëndetësorë