Qeveria e Kosovës në mbledhjen që ka mbajtur gjatë ditës së sotme ka miratuar kërkesën për angazhimin shtesë të 422 profesionistëve shëndetësorë për t’u përballur me pandeminë COVID-19.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se në mesin e 422 profesionistëve shëndetësorë do të ketë staf mbështetës, si mjekë, infermierë e laborantë për menaxhim të situatës.
Ministri i Financave, Hekurat Murati, ka bërë të ditur se ky staf mbështetës do të kenë tre muaj kontratë, me mundësi vazhdimi edhe për tre muaj të tjerë. Sipas Muratit, kjo do t’i kushtojë buxhetit të Kosovës 1.3 milionë euro.
Artikuj të ngjashëm
-
Ndahen 5.5 milionë euro për vazhdimin e mbështetjes së stafit shëndetësor
-
Miratohet kërkesa për angazhimin e përkohshëm të mbi 1,100 punonjësve shëndetësorë
-
Projektbuxheti i vjetër nuk reflekton strukturën e re qeverisëse
-
Qeveria procedon në Kuvend buxhetin për vitin 2026
-
Qeveria miraton projektbuxhetin për 2025-n