Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

IKSHPK-ja përsërit thirrjen për kujdes në ushqim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë thirrje përsëri për kujdes në ushqim.

IKSHPK-ja ka kërkuar kujdes të shtuar gjatë gatimit, ruajtës, shpërndarjes dhe konsumit të ushqimit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Shumë herë jemi ballafaquar me helmime me ushqim, ku qytetarë të pafajshëm për shkak të konsumimit të ushqimit të kontaminuar kanë përfunduar në spital, të cilët falë përkujdesjes së ekipit të mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë. Kujdes i shtuar ku konsumohet ushqimi”, thuhet në njoftim.

IKSHPK-ja ka rekomanduar shmangien e konsumimit të mishit dhe peshkut, suxhukut dhe produkteve të ngjashme të papërpunuara termikisht. Shmangien e konsumimit të ushqimit që përmban vezë të freskëta, majonezë, salcat e ndryshme, etj. Shmangien e konsumimit të djathit të freskët nga qumështi jo i pasterizuar ose zier. Shmangien e konsumimit të frutave dhe perimeve të palara.

Gjithashtu sipas IKSHPK-ja thotë se nuk preferohet konsumimi i ushqimit që ka qëndruar jashtë frigoriferit për më shumë se 2 orë.

“Konsumoni qumësht të pasterizuar ose të zier. Frutat dhe perimet të lahen me ujë të bollshëm. Ushqimi i mbetur të ruhet në frigorifer. Ushqimi i ngrirë i cili është shkrirë duhet të konsumohet sa më shpejt ose të hidhet dhe nuk duhet të ringrihet”, thuhet në njoftim.