Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK), iu bëri thirrje qytetarëve të enjten, që të kenë kujdes gjatë gatimit, ruajtjes dhe shpërndarjes së ushqimit.
Në komunikatën e postuar në Facebook, IKSHPK-ja shkruan se qytetarët duhet t’i shmangen konsumimit të mishit të papërpunuar termikisht, ushqimeve me majonezë e salca, të mos ushqehen me ushqimin që ka qëndruar jashtë frigoriferit për mbi 2 orë si dhe ushqimet e ringrira.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoInstituti shkruan se për shkak të konsumimit të ushqimit të kontaminuar, shumë qytetarë kanë përfunduar në spital.
“Pakujdesia shkakton epidemi me rrezik për jetën e qytetarëve”, thuhet në njoftim.
IKSHPK-ja javë më parë po ashtu apeloi që qytetarët të mos qëndrojnë në hapësira të hapura në periudhën 10:00-17:00, kur temperaturat e motit janë më të larta.