Arbëri

Rreziku nga “Delta”, vetëm vaksinimi shmang një valë të re në shtator

Foto: Driton Paqarada/KOHA
 

Kosova është në listën e vendeve që janë prekur nga varianti “Delta” i COVID-19. Paralajmërimi i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, se hezitimi për t’u vaksinuar e dërgon vendin drejt një vale të re të pandemisë po mbështetet nga njohësit e fushës.

Rreth 19% e qytetarëve janë imunizuar me dozën e parë të vaksinës anti-COVID, por kjo përqindje nuk vlerësohet e mjaftueshme për t’i bërë ballë variantit “Delta”.