Mark Rutte, kryeministri i Holandës, si një nga shtetet evropiane ende skeptike për liberalizimin e vizave për Kosovën, nuk ka përmendur fare këtë çështje në një letër urimi për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për fitoren në zgjedhjet e shkurtit.
Teksa i ka uruar sukses në detyrat që e presin dhe mbështetje për luftën e pandemisë dhe përpjekjet për luftimin e korrupsionit për të fuqizuar sundimin e ligjit, Rutte s’ka përmendur fare çështjen e liberalizimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Holanda qëndron e përkushtuar ndaj rrugës së Kosovës drejt integrimit Evropian. Ju keni pranuar një mandat të fortë nga populli i Kosovës për të luftuar korrupsionin dhe fuqizuar sundimin e ligjit. Së bashku me zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, këto janë elementet kryesore të udhëtimit tuaj drejt Evropës. Kjo është gjithashtu esenciale për rimëkëmbjen ekonomike pas COVID-19. Më lejoni të ju siguroj që Holanda mbështet Kosovën me gjithë zemër në këto përpjekje”, ka shkruar Rutte në letrën e publikuar nga Qeveria e Kosovës.
Franca dhe Holanda konsiderohen dy vendet që janë më së shumti skeptike për liberalizimin e vizave për Kosovën.