Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, deklaroi se shteti që ai përfaqëson përkrahë Kosovën dhe Serbinë në rrugën e dialogut, me qëllim të normalizimit të raporteve.
Ai deklaroi të martën në një konferencë për media se shtensionimi i situatës është i rëndësishëm jo vetëm për paqen, por edhe për prosperitetin drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
“Sot i kemi shprehur brengat tona për ngritjen e tensioneve mes Kosovë dhe Serbisë. Holanda dhe Luksemburgu tentojnë të normalizojnë situatën drejt dialogut dhe deeskalojnë situatën, t’i normalizojnë raportet mes dy shteteve. Shpresoj që kjo është e rëndësishme jo vetëm për paqen në rajon, por edhe për prosperitetin drejt integrimit në BE”, deklaroi ai.
Sipas kryeministrit Rutte, Holanda e përkrah Kosovën drejt integrimit dhe në rrugën për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut. Ai u shpreh se reformat në sistemin juridik janë të rëndësishme, ndërsa tha se Holanda si investitori i tretë më i madhi në Kosovë, sheh mundësi të afërta bashkëpunimi.
“Ne shohim mundësi për bashkëpunime më të afërta ekonomike me Kosovën dhe Holanda është investitori i tretë më i madhi në Kosovë. Mund të bëjmë edhe më shumë, të punojmë për çështjen e migracionit, për të bërë më shumë në fushën e liberalizimit të vizave.. I përkrahim përpjekjet e Kosovës për vizat dhe jam i sigurt se shumë hapa do të bëhen. Në gjithë Ballkanin Perëndimor jemi të gatshëm t’i ndihmojmë Kosovës”, deklaroi Rutte.
Ai foli edhe për shtensionimin e situatës në veri.
Edhe
Kryeministri holandez: Sot kam mundësi të flas me Kurtin e Bërnabiqin për të ulur tensionet
“Duhet të implementohet hap pas hapi dhe në mënyrë të përpiktë dhe çështja është që në udhërrëfyesin evropian, shtensionimet të jenë nga të dyja palët. Jam optimist që mendjet e ftohta të mbizotërojnë, të gjithë dëshirojnë shtensionim, është interes i të gjithëve për të bërë këtë. Nëse mund të ndihmojmë jemi këtu...Jam i sigurt që do të mbërrijmë atje, por s’kemi arritur ende”, shtoi ai.
Ai deklaroi se drejtimi i gishtit kah fajtori në situatën e krijuar në Kosovë nuk do të zgjidhte problemet.
“Në momentin që BE-ja nis të gjejë fajtorin dhe të drejtojë gishtin, ku palët thonë se kanë të drejtë, e humbim pozicionin...Se çka dëshirojmë është që kjo ekonomi të rritet. Unë dua që Serbia të jetë më e suksesshme, që Ballkani Perëndimor të jetë i suksesshëm. Jam historian dhe e dua historinë, dua të dijë pse gjërat janë ashtu si janë. Të shohim të ardhmen dhe të se çka mund të bëjmë në të ardhmen”, tha Rutte.
-
Misioni i dy kryeministrave për ta “dëgjuar” Kosovën
-
Holanda e Luksemburgu bëjnë thirrje për shtensionim të situatës në veri të Kosovës
-
Rutte: Kosova dhe Serbia të jenë fleksibile e të bëjnë kompromiset e duhura
-
Vizita e Ruttes, Veseli: Mesazh i fuqishëm që t’i jepet shans një marrëveshjeje me Serbinë