Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ka shprehur shqetësimin për tensionet në veri të Kosovës, përfshirë dhunën ndaj civilëve, gazetarëve, përfshirë pjesëtarëve të KFOR-it dhe të EULEX-it.
“Nuk mund të them mjaftueshëm se sa është e rëndësishme që edhe Serbia edhe Kosova të ndërmarrin hapa drejt deeskalimit dhe normalimit të marrëdhënieve”, ka thënë Rutte raporton “Kossev”. “Marrëdhëniet stabile janë thelbësore për përspektivën e mëtejshme evropiane të të dy vendeve”.
Ai ka përmendur zbatimin e marrëveshjes së Brukselit, si dhe aneksit e implementimit të dakorduar në Ohër në mars.
Ai tha se është shumë e rëndësishme që marrëveshja të zbatohet plotësisht, dhe tha se e ka folur këtë edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Duhet të bëhet sa më tepër të jetë e mundur që të zbatohet kjo marrëveshje dhe e kam diskutuar këtë me presidentin e Serbisë”, tha Rutte.
Edhe
Kryeministri holandez: Sot kam mundësi të flas me Kurtin e Bërnabiqin për të ulur tensionet
Ai tha se nesër do ta diskutojë këtë edhe me liderët e Kosovës.
Ai ka thënë po ashtu se Asociacioni është pjesë e marrëveshjes dhe se është lartë në agjendë.
“Është pjesë e një pakete të gjerë të propozimeve dhe ideve që janë vënë në tryezë, por absolutisht është pjesë e kësaj, kështu që ne do ta trajtojmë këtë çështje nesër”, ka thënë Rutte.
Ai ka thënë se së bashku me kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel, do të diskutojnë me krerët e Kosovës për këtë çështje.
“Zbatimi i plotë i udhërrëfyesit të BE-së do të çojë në rrugën më të shpejtë të depërshkallëzimit, kjo është lutja jonë”, tha Rutte.
Edhe kryeministri i Luksemburgut, Bettel, ka theksuar rëndësinë e shtensionimit.
Edhe
Misioni i dy kryeministrave për ta “dëgjuar” Kosovën
“Ne e dimë se në kontinent, lufta e fundit që kemi pasur para Ukrainës ishte në këtë rajon, dhe ende shohim se nuk na duhen më tepër zjarre që të shpërthejë diçka”, tha Bettel. “Fjalët janë gjëra, por veprimet janë ato të duhura. Nuk jemi këtu për të zëvendësuar Borrellin apo Lajçakun, por thjeshtë për të treguar si miq të Ballkanit se duam t’i dëgjojmë të gjithë dhe të jemi të dobishëm nëse ka një dëshirë për këtë.
Rutte e Bettel do ta vizitojnë të martën në mëngjes Kosovën, ku do të takohen me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe me kryeministrin Albin Kurti.