Mark Rutte, kryeministri i Holandës, si një nga shtetet evropiane ende skeptike për liberalizimin e vizave për Kosovën, nuk ka përmendur fare këtë çështje në një letër urimi për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për fitoren në zgjedhjet e shkurtit.
Teksa i ka uruar sukses në detyrat që e presin dhe mbështetje për luftën e pandemisë dhe përpjekjet për luftimin e korrupsionit për të fuqizuar sundimin e ligjit, Rutte s’ka përmendur fare çështjen e liberalizimit.
“Holanda qëndron e përkushtuar ndaj rrugës së Kosovës drejt integrimit Evropian. Ju keni pranuar një mandat të fortë nga populli i Kosovës për të luftuar korrupsionin dhe fuqizuar sundimin e ligjit. Së bashku me zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, këto janë elementet kryesore të udhëtimit tuaj drejt Evropës. Kjo është gjithashtu esenciale për rimëkëmbjen ekonomike pas COVID-19. Më lejoni të ju siguroj që Holanda mbështet Kosovën me gjithë zemër në këto përpjekje”, ka shkruar Rutte në letrën e publikuar nga Qeveria e Kosovës.
Franca dhe Holanda konsiderohen dy vendet që janë më së shumti skeptike për liberalizimin e vizave për Kosovën.
-
Kryeministri holandez: Përkrahim Kosovën e Serbinë drejt normalizimit të raporteve
-
Kurti i kërkon von der Leyenit të flasë hapur që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat
-
Kurti e falënderon Von Cramonin për angazhimin e saj për liberalizimin e vizave
-
Misioni i dy kryeministrave për ta “dëgjuar” Kosovën
-
Holanda e Luksemburgu bëjnë thirrje për shtensionim të situatës në veri të Kosovës