4 perditesime
19:34

VV-ja merr 44.252 mijë vota nga diaspora

Ka përfunduar procesi i numërimit të fletëvotimeve nga jashtë, mbrëmjen e së mërkurës.

Kanë qenë gjithsej 56,368 fletëvotime që janë numëruar.

Nga këto, Lëvizja Vetëvendosje është renditur me numrin më të lartë të votave nga jashtë me 44,252 vota.

Pas saj, me shumë më pak vota radhitet PDK-ja e cila ka marrë 5,032 vota. LDK-ja më pas me 4,287 dhe AAK-ja me 1,112 vota.

Të enjten KQZ-ja do të shpall rezultatet përfundimtare nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

18:30

Përfundon numërimi i votave nga jashtë, nesër shpallen rezultatet

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar se ka përfunduar numërimi i votave nga jashtë. Ai ka thënë se shpallja e rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit do të bëhen të enjten.

“Në këto momente është përmbyllur edhe numërimi i votave nga jashtë Kosovës. Një falënderim i madh për qindra vajzat dhe djemtë e këtij vendi që u angazhuan me vullnet në këtë proces numërimi që kërkon tepër përkushtim, durim, energji dhe mbi të gjitha saktësi. Po ashtu, falënderim edhe për stafin tjetër që janë angazhuar kaq shumë këto ditë në QNR. KQZ-ja do të shpall të enjten rezultatet përfundimtare, në ditën e 18 pas ditës së zgjedhjeve, ashtu si më 2014 dhe 2017. Pavarësisht kësaj, kjo është një kohë rekord për faktin se si në asnjë proces tjetër, kësaj radhe janë rinumëruar më shumë vendvotime (564) dhe janë numëruar më shumë se 32 mijë vota me kusht dhe rreth 57 mijë vota të ardhura përmes postës”, ka shkruar Elezi në Facebook.

16:24

Numërohen mbi 47 mijë vota nga diaspora, VV-ja merr afro 37 mijë

Deri në ora 16:00 sot janë numëruar 47.336 vota nga diaspora, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje kryeson dukshëm me 36.696.

PDK-ja i ka 4341, ndërsa LDK-ja i ka 3743. AAk-ja i ka 1045, ndërsa Nisma 411.

15:47

Numërohen mbi 41 mijë vota nga diaspora, LVV i merr mbi 31 mijë

Qendra e Numërimit dhe Rezultateve është në përfundim të numërimit të fletëvotimeve nga jashtë Kosovës.

Nga 41 mijë e 244 vota nga diaspora, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 31 mijë e 807 vota, pasuar nga PDK me 3773 mijë vota dhe LDK 3383 mijë vota. Ndërsa e katërta është AAK me 998 vota.

Gjithsej vota nga jashtë Kosovës që janë aprovuar nga KQZ-ja janë rreth 56 mijë sosh.

10:28

Numërohen mbi 33 mijë vota të diasporës, VV-ja merr 78 për qind

Ka përfunduar numërimi i më shumë se 33 mijë votave të ardhura me postë. Nga 33 mijë e 488 votat e numëruara deri tash nga kjo kategori, Lëvizja Vetëvendosje po thellon diferencën në shifrat totale. Ajo ka fituar 26 mijë e 79 vota nga ky numërim i deritashëm, apo 77.8 për qind.

E dyta në këto vota renditet Lidhjen Demokratike të Kosovës me 2829 vota. Partia Demokratike e Kosovës deri tash ka 2486 vota, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka 944 vota dhe Nisma Socialdemokrate ka 234 vota.

Në total, janë 56610 vota nga diaspora.