Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet 2026

Publikohen rezultatet e para nga diaspora

QNR - KQZ - vota - zgjedhje - diaspora - mergata - votat me poste DP

Foto: Arkiv

Foto: Driton Paçarada

Janë publikuar rezultatet e para nga votat në përfaqësi diplomatike. Pas numërimit të dy prej 47 kutive, apo më shumë se 4 për qind, Vetëvendosje ka marrë 84 për qind apo më shumë se 1 mijë vota.

Partia Demokratike e Kosovës është e dyta me 7.55 për qind të votave, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës e treta me 5.6 për qind.

Aleanca pason me më pak se dy për qind.

Në votën preliminare, nga votat brenda Kosovës, VV-ja kishte marrë 42.96 për qind apo 48 ulëse në Kuvend.

Në përfaqësi diplomatike kishin votuar më shumë se 22 mijë qytetarë. Mbi 100 mijë vota të tjera janë në kutitë postare. 

Numërimi i votave të para nga diaspora ia shton një ulëse VV-së

1 muaj më parë / 11 qer 2026 22:04
LVV Fitore 7 qershor

Photo: Driton Paçarada

Numërimi i vetëm katër për qind të votave në përfaqësi diplomatike ka ndryshuar edhe projektimin aktual të ndarjes së ulëseve në Kuvend.

Vetëvendosje tani sipas faqes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të marrë edhe ulësen e 49-të, duke e ulur LDK-në në 19 nga 20 sa projektohej me votën preliminare në Kosovë.

PDK-ja mbetet e dyta me 24 ulëse.

AAK-ja ruan 8 ulëset.

Ndarja e ulëseve bëhet në bazë të formulës D’Hondt. Koeficienti prej 5 për qind bën që disa parti me më pak vota të mbesin jashtë Kuvendit. E përqindja e tyre në fund u shpërndahet partive që kanë tejkaluar koeficientin.