Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vazhdojnë tubimet në masë, Nisma mbledh qindra veta në Malishevë

Partitë politike po vazhdojnë me tubime masive në kohë pandemie, megjithëse nuk ka nisur as fushata zgjedhore.

Pas PDK-së në Skenderaj, edhe Nisma ka mbushur plot një sallë të dasmave.

Në fotot që ka nxjerr në Facebook kjo parti, shihen qindra veta në një sallë, pa distancë e shumë prej tyre edhe pa maska mbrojtëse.

“Faleminderit rini e Komunës së Malishevës, që sot dhatë mesazhin e qartë se Malisheva e përkrah vetëm kauzën e kryetarit Limaj për Çlirimtarët”, ka shkruar Nisma në Facebook.

Ditë më parë, edhe PDK-ja kishte organizuar një tubim të madh në Skenderaj, po ashtu në ambient të mbyllur.

Edhe Kronika Zgjedhore/ Pa respektim masash anti-COVID, NISMA e përmbyll fushatën zgjedhore Lokalet 2021 Kronika Zgjedhore/ Pa respektim masash anti-COVID, NISMA e përmbyll fushatën zgjedhore

Në fakt, tubime po mbahen vazhdimisht në kundërshtim me masat e vëna nga Qeveria për parandalimin e COVID-19. Ditë më parë, ato i shkeli edhe vetë ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, me një tubim në Deçan.

{gallery}