Me shkelje të shumta të masave anti-COVID është shoqëruar tubimi përmbyllës elektoral i Nismës Socialdemokrate në Malieshevë.
Në këtë tubim, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i kësaj partie Fatmir Limaj, shumica e pjesëmarrësve nuk kanë pasur maska e as distancë mes vete, siç është e paraparë me masat në fuqi.
Madje, aty nuk është respektuar as masa që nuk lejon tubimin e më shumë se 30 personave brenda hapësirave të mbyllura.
Malisheva është komuna e vetme që udhëhiqet nga NISMA.
Zgjedhjet lokale në Kosovë mbahen të dielën, derisa sot është dita e fundit e fushatës zgjedhore.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm
-
Kronika Zgjedhore/ Pa respektim masash anti-COVID, NISMA e përmbyll fushatën zgjedhore
-
Limaj mbledh rreth 60 anëtarë të partisë në vendlindje, vetëm një me maskë
-
Me moton “Përjetë Kosova”, Nisma prezanton 6 kandidatë për kryetarë të komunave
-
Limaj: Nuk marrim pjesë në votime ku ka shkelje
-
Limaj shpall fitoren në Malishevë