Partitë politike po vazhdojnë me tubime masive në kohë pandemie, megjithëse nuk ka nisur as fushata zgjedhore.
Pas PDK-së në Skenderaj, edhe Nisma ka mbushur plot një sallë të dasmave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë fotot që ka nxjerr në Facebook kjo parti, shihen qindra veta në një sallë, pa distancë e shumë prej tyre edhe pa maska mbrojtëse.
“Faleminderit rini e Komunës së Malishevës, që sot dhatë mesazhin e qartë se Malisheva e përkrah vetëm kauzën e kryetarit Limaj për Çlirimtarët”, ka shkruar Nisma në Facebook.
Ditë më parë, edhe PDK-ja kishte organizuar një tubim të madh në Skenderaj, po ashtu në ambient të mbyllur.
Në fakt, tubime po mbahen vazhdimisht në kundërshtim me masat e vëna nga Qeveria për parandalimin e COVID-19. Ditë më parë, ato i shkeli edhe vetë ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, me një tubim në Deçan.
{gallery}