Kandidati i pavarur për kryetar të komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka shkelur masat anti-COVID, të vendosura nga Qeveria e Kosovës.
Sipas masave, në ambiente të mbyllura lejohen tubime deri në 20 persona, duke mbajtur distancë fizike prej 1,5 metër në mes të personave.
Mirëpo Jashari nuk e ka përfillur këtë masë, pasi mbrëmjen e së shtunës, në dy fshatra të Skenderajt, Polac e Marinë, ai ka mbledhur nëpër ambiente të mbyllura deri në 50 persona.
Sipas fotografive që ka shpërndarë Jashari në llogarinë e tij në Facebook, në një odë në këto fshatra shihen deri në 50 persona duke qëndruar shumë afër njëri-tjetrit dhe pa maska.
I pranishëm në këto tubime ka qenë edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës në Kuvendin e Kosovës, Bekim Haxhiu.
Edhe
Kronika Zgjedhore/ Jashari zhvillon fushatë duke shkelur masat anti-COVID
Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale ka nisur më 15 shtator dhe do të përfundojë më 15 tetor.
Për zhvillimin e fushatës, shumica e partive politike u patën pajtuar që të jetë pa prezencë fizike por më shumë e fokusuar në mediat online dhe televizione.
-
Jashari jashtë politikës: S’mund të vazhdoj në këto rrethana sesi po zhvillohet politika te ne
-
Jashari: Bekimi ka qenë dhe mbetet i pavarur, s’ka marrëveshje për koalicion
-
Lista e Pavarur – Bekim Jashari gjobitet me 1800 euro për thyerje të heshtjes zgjedhore
-
Dhjetë nga 46 ankesat në PZAP janë paraqitur nga Bekim Jashari