Arbëri

KQZ: Fushata fillon nga 3 shkurti dhe zgjat deri më datën 12 shkurt

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në një mbledhje të mbajtur sot ka njoftuar se certifikimi i partive politike do të nis nga nesër dhe do të zgjasë deri më 21 janar.

"Aplikimi i subjekteve politike dhe kandidatëve fillon më 8 janar dhe përfundon më 16 janar 2021. Tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike dhe kandidatëve në fletëvotim do të mbahet më 1 shkurt 2021. Fushata Zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët fillon më 3 shkurt dhe përfundon më 12 shkurt 2021", është thënë në mbledhje të KQZ-së.