Partitë politike kanë edhe dy ditë kohë që të aplikojnë për certifikim dhe të dorëzojnë listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar të hënën se afati do të zgjasë deri më 11 dhjetor, në orën 16:00.
“Të gjitha partive politike të regjistruara aktualisht në Republikën e Kosovës dhe koalicioneve të deklaruara, KQZ, përmes Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) iu ka krijuar dhe dërguar ‘userët’, përmes të cilëve mund të qasen në platformë dhe të ngarkojnë aplikimin për certifikim dhe listën e kandidatëve për deputetë. Gjithashtu, KQZ, përmes Zyrës, do të krijojë ‘userët’ edhe për të gjitha subjektet politike (iniciativat dhe kandidatët e pavarur) që kërkojnë të aplikojnë për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje”, thuhet në njoftim.
Për përdorim më të lehtë të kësaj platforme, njoftohet se Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) ka mbajtur disa seanca trajnimi me përfaqësues të subjekteve politike.
-
KQZ-ja shtyn deri në mesnatë afatin për aplikim për certifikim të subjekteve politike
-
KQZ-ja me njoftim për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit
-
Nis afati për certifikimin e partive dhe dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë
-
Katër parti nuk e kanë dorëzuar listën e kandidatëve në KQZ
-
Sot përfundon afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë