Arbëri

Nëntë të lënduar në Ferizaj po trajtohen në QKUK, dy janë futur në sallë të operacionit

Në QKUK janë duke u trajtuar nëntë të lënduar nga shpërthimi i bombolës në Ferizaj, ndërsa dy prej janë në sallën e operacionit dhe shtatë po trajtohen në klinikën emergjente, ka njoftuar për KOHËN drejtori i QKUK-së, Basri Lenjani.

“Nëntë të lënduar po trajtohen, dy prej tyre kanë hyrë në sallën operative e shtatë janë duke u trajtuar në klinikën emergjente. Kanë djegie të shkallës 2A dhe 2B”, ka thënë Lenjani për KOHËN.