Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

13 të lënduar nga shpërthimi në Ferizaj vazhdojnë të trajtohen në QKUK

Shperthim - Ferizaj

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) vazhdojnë të trajtohen 13 qytetarë të lënduar nga shpërthimi i djeshëm në Ferizaj.

Pesë prej tyre janë duke u trajtuar në Klinikën Intensive, pasi kanë plagë më të mëdha, përkatësisht shkallë më të madhe të djegies, si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit në një lokal gastronomie në Ferizaj.

“Në Klinikën e Intensivit Qendror janë duke u trajtuar pesë prej tyre që kanë qenë në gjendje më të rëndë dhe një është i sistemuar në Klinikën e Kardiokirurgjisë, pra janë gjashtë prej të lënduarve. Gjendja shëndetësore e pacientëve për momentin pretendohet me qenë stabile edhe pse me këtë shkallë të djegies këta pacientë hyjnë në radhën e atyre pacientëve që janë të rrezikuar”, tha Shaqir Uka, drejtor i Klinikës Intensive për KP.

Nga shpërthimi i djeshëm, u lënduan 42 qytetarë, kryesisht staf dhe klientë të restorantit ku ndodhi ngjarja e rëndë.

Sot, komisionet përkatëse të QKUK-së do të shqyrtojnë mundësinë e familjarëve që disa nga të lënduarit të dërgohen për trajtim të mëtutjeshëm në Turqi.