Dy të lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit në një lokal në Ferizaj të martën, janë nisur në mëngjesin e sotëm për në Turqi.
Pritet të nisen edhe dy të tjerë. Lajmin e ka konfirmuar në Facebook ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
“Nëpërmjet dy aeroplanëve, sot herët në mëngjes, i përcollëm për trajtim në spitalet e Turqisë dy pacientët e parë në gjendje më të rëndë të lënduar nga eksplodimi i bombolës së gazit në Ferizaj, dy të tjerët janë në pritje të nisjes. E falënderoj nga zemra ambasadorin e Turqisë në Kosovë, z. Sakar i cili me përkushtim të pashoq, u angazhua për trajtimin këtyre pacientëve që kanë pësuar djegie të shkallës më të lartë dhe janë më të rrezikuar. Pacientët tjerë të lënduar nga shpërthimi i gazit, po marrin trajtim nga institucionet tona shëndetësore dhe profesionistët më të mirë që ka vendi, duke e bërë më të mirën e mundshme për secilin nga të lënduarit”, ka shkruar Zemaj në Facebook.
-
Katër të lënduar në Ferizaj trajtohen në Turqi, dy të tjerë në Austri
-
Prokuroria ende po heton rastin e shpërthimit të bombolës së gazit në Ferizaj
-
SHSKUK: S’u largua askush nga lista e dërgimit në Turqi, dy personat e lënduar në Ferizaj do të trajtohen në QKUK
-
Katër pacientë të lënduar dje në Ferizaj do të dërgohen në Turqi
-
Nis ekzaminimi i lokalit ku shpërtheu bombola e gazit në Ferizaj