Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Katër të lënduar në Ferizaj trajtohen në Turqi, dy të tjerë në Austri

Gjashtë persona të lënduar nga shpërthimi në Ferizaj do të trajtohen jashtë vendit. Katër nga ta janë dërguar në Turqi, ndërsa dy të tjerë do të dërgohen në Austri, ka njoftuar ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, të enjten në mbrëmje, dy ditë pas shpërthimit.

“Sot, në orët e para të mëngjesit, pas angazhimit të madh dhe bashkëpunimit të jashtëzakonshëm me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, z. Çağrı Sakar, kemi arritur që të dërgojmë për mjekim të mëtejmë në Turqi katër pacientët që kanë pësuar djegie të rënda nga aksidenti në Ferizaj. Varësisht sipas nevojës dhe vlerësimeve që kanë bërë mjekët në QKUK kemi siguruar që dy pacientët tjerë të dërgohen për mjekim në Austri”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Të martën, në një restorant në Ferizaj shpërthimi i një bombole gazi lëndoi mbi 40 persona dhe shkaktoi dëme të mëdha materiale.