Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se 2 personat e djegur si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit në qytetin e Ferizajt, nuk janë larguar nga lista për dërgim në Turqi, por do të trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për shkak të shkallës më të vogël të djegies.
Sipas njoftimit, katër pacientë, që janë vlerësuar nga profesionistët shëndetësorë, që janë në gjendje më të rëndë, në bazë të sipërfaqes dhe shkallës së djegies, janë dërguar në qendër të specializuar për trajtimin e këtyre pacientëve ne Turqi.
Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës kanë vepruar konform konsultave me mjekët profesionistë të fushës dhe nuk e kanë hequr askënd nga lista për trajtim jashtë vendit.
“Rastet e kësaj natyre janë trajtuar në QKUK për 20 vjet me radhë, në mënyrë profesionale dhe me sukses të plotë. Dy pacientët në fjalë, bashkë me pacientët tjerë të lënduar, po marrin trajtimin e vazhdueshëm mjekësor nga profesionistët shëndetësorë të QKUK-së”, thuhet në njoftim.
Në bazë të vlerësimit të gjendjes nga profesionistët shëndetësorë, do të shikohet mundësia që edhe këta dy pacientë të dërgohen jashtë vendit për trajtim.
-
Katër të lënduar në Ferizaj trajtohen në Turqi, dy të tjerë në Austri
-
Nisen për në Turqi dy të lënduar nga shpërthimi në Ferizaj
-
Katër pacientë të lënduar dje në Ferizaj do të dërgohen në Turqi
-
Nis ekzaminimi i lokalit ku shpërtheu bombola e gazit në Ferizaj
-
13 të lënduar nga shpërthimi në Ferizaj vazhdojnë të trajtohen në QKUK